Firmosin Cana, Shaqiri, Ujkani, Dallku: Lejoni Kosovën të luajë
Një deklaratë e shkurtër, por e firmosur nga emra të mëdhenj të futbollit kosovar, të martën ka shkuar në adresë të secilit anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, përfshirë këtu edhe kreun e kësaj organizate Sep Blater.
Në një deklaratë të hartuar për të drejtën e Kosovës për të luajtur ndeshje ndërkombëtare në futboll, kanë vënë firmën e tyre lojtarët ndër më të njohurit që kanë lindur në Kosovë apo që janë me origjinë nga Kosova, ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. Veç tre yjeve kosovarë që luajnë me Zvicrën, si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Granit Xhaka, deklaratën e kanë firmosur dhe tetë futbollistët kosovarë të Shqipërisë, në krye me kapitenin Lorik Cana, pastaj Armend Dallku, Mërgim Mavraj, Samir Ujkani, Alban Meha, Burim Kukeli, Etrit Berisha dhe Ahmed Januzi.
Pjesë e kësaj deklarate është bërë edhe futbollistja ndër më të mirat në botë, Fatmire Bajramaj, që me Përfaqësuesen e Gjermanisë ka fituar çdo trofe të mundshëm. “Ne lojtarët që kemi lindur në Kosovë apo jemi me origjinë nga ky vend, kërkojmë nga FIFA dhe UEFA që të lejojë Kosovën të luajë ndeshje ndërkombëtare, sepse është e njohur nga gjysma e shteteve anëtare të OKB-së”, thuhet në letrën nisur anëtarëve të KE të FIFA-s, të martën. Në letër, sipas Salihu, janë përmendur edhe fakte tjera që favorizojnë Federatën e futbollit.
“Federata e Kosovës ka ekzistuar si federatë edhe në kohën e ish-Jugosllavisë dhe është në harmoni me parimet që proklamon FIFA dhe UEFA”, thuhet më tej. Kjo letër është çuar në FIFA në kohën kur kjo organizatë pritet të vendosë për modalitetet rreth zhvillimit të miqësoreve nga ana e përfaqësueses së Kosovës. Më 22 maj të këtij viti, FIFA lejoi Kosovën të luajë miqësore, por pas presionit të UEFA-s dhe Serbisë, FIFA vendosi që këtij vendimi t'i shtojë edhe ca modalitete.
Për këtë, bashkë me deklaratën, FFK-ja i ka nisur edhe një letër tjetër FIFA-s. “Kërkojmë që Kosova të paraqitet si përfaqësuese, çdo variant tjetër do ta prishte imazhin e këtij sporti”, është shkruar në letrën e FFK-së për FIFA-n.
(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)