Pas 20 vjet harresë, nis rikonstruksioni i hekurudhave shqiptare

Hekurudha shqiptare së shpejti do të nisë rikonstruksionin. Një fakt i tillë është deklaruar në një konferencë për investimet e realizuara prej Bashkimit Europian në Ballkan.Pa dhënë shumë detaje, përfaqësuesi i BE-së në Shqipëri Francois Begeot, u shpreh se pas 20 vitesh harrese me ane te nje projekti te financuar nga BERZH do të ndërhyhet fillimisht në segmentin Tiranë-Durrës.
Bashkimi Europian ka investuar rreth 52 milion euro ne projekte te ndryshme ne Shqiperi, vecanerisht ne infrastrukture apo energji. Ne hekurudhen shqiptare ne 20 vitet e fundit nuk eshte bere asnje investim, ky do te jete projekti i pare per kete sektor.
Faza tjeter e projektit parashikon marrjen e grantit nga banka europiane per rindertim dhe zhvillim. Projekti i financimit do te prekë fillimisht linjen Tirane-Durres.
Ndërkohë që Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, pohoi se projekti për linjen hekurudhore Tirane-Durres eshte ne fazen e prokurimit.
Në projektet e investimit ne vendet e Ballkanit Perendimor, Shqiperia ka perfituar plot 24 projekte ne fusha te ndryshme, si infrastukture, energji dhe mjedis.