E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, Balli Kombëtar demokrat prezanton kandidatin për qarkun verior

SHKODËR- Gjatë një takimi të organizuar në Shkodër partia Balli Kombëtar Demokrat ka hapur fushatën elektorale, duke bërë prezantimin e kandidatit të saj për deputet në qarkun Shkodër, Gjon Bushgjokaj.

Pas fjalës së hapjes mbajtur nga kreu i kesaj partie për degën e Shkodrës, Xhemal Shkjau, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, krahas vlerësimeve dhe konsideratave për kandidatin e partisë së tyre në Shkodër, bëri një panoramë të përgjithshme të programit elektoral që do të ketë partia që ai përfaqëson. Ndër të tjera, ai bëri të ditur se në zgjedhjet e 23 qershorit, Balli Kombëtar Demokrat do të jetë një parti, pjesë e koalicionit të djathtë, duke shpehur besimin se koalicioni i djathtë do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve për të vijuar qeverisjen në të mirë të vendit.

Duke folur për kandidatin e tyre, Gjon Boshgjokaj, Roshi tha se ai vjen nga shtresa e ish- të përndjekurve politike dhe se partia e tyre është përfaqësuese e drejtpërdrejtë e kësaj shtrese. “Me vendosjen e kësaj kandidature, partia Balli Kombëtar Demokrat është e vendosur të vazhdojë idetë e Mit’hat Frashërit, të vazhdojë gjithpërfshirjen fetare, të respektojë të gjitha besimet fetare”, tha Roshi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›