E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e biznesmenit beratas, rihapen dy dosje të vjetra

Gazeta Shqip

Hetimet

Lulzim Koka niset për kurim më të specializuar në Turqi 

vrasje TiraneLulzim Koka, biznesmeni 46-vjeçar nga Berati, i cili disa ditë më parë ra pre e një atentati, është nisur drejt Turqisë, për mjekim të specializuar. Burimet bëjnë me dije se 46-vjeçari ka arritur që tu mbijetojë plagëve të katër plumbave dhe se mjekët kanë bërë maksimumin që ta mbajnë në jetë babanë e dy fëmijëve. Ndërkaq atentati i tij, nga një person ende i paidentifikuar ka ngritur shumë pikëpyetje për policinë. Pas plagosjes së 46-vjeçarit, grupi hetimor ka rihapur të paktën dy dosje të tjera vrasjesh të pazbardhura, që dyshohet se kanë lidhje me Lulzim Kokën. Mësohet se viktimat janë të afërm e familjarë të një bande të njohur në vitin 1997, në zonën e Fierit. Familjarët e të plagosurit rëndë nuk kanë dhënë asnjë informacion në polici, në lidhje me hasmëritë e hapura që Lulzim Koka ka pasur gjatë këtyre viteve. Ata kanë pranuar faktin se në vitin 1999-2000, vëllai i 46-vjeçarit, Petrit Koka, është vrarë nga një grup të rinjsh, pas një sherri banal. Personi që ka pranuar autorësinë e krimit është në burg, por pavarësisht kësaj, Koka duket se nuk është mjaftuar me drejtësinë ligjore. Sipas policisë, 46-vjecari dyshohet të ketë vrarë shokun e autorit të krimit, i cili ka qenë përfshirë në sherrin me Petrit Kokën. Pas përfundimit të dënimit të dhënë nga Gjykata e Beratit, ai strehohet te njerëzit e nënës, të cilët kishin lidhje të ngushta me pjesëtarët e një bande të fuqishme në qytetin e Fierit. Sipas policisë të paktën dy familjarë të të riut dhe me lidhje farefisnore me pjesëtarët e kësaj bande dyshohet të jenë ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje nga Lulzim Koka. Pavarësisht kësaj, policia thotë se banda e Fierit, për shkak të rivalitetit të fortë me grupet e Beratit, nuk u rikthye të merrte hak. Për pasojë, grupi hetimor ka rihapur dosjet e vrasjeve për të hetuar zinxhirin e krimeve që vijnë pas ekzekutimit të Petrit Kokës, pasi është edhe pista kryesore e hetimit për plagosjen e biznesmenit. Lulzim Koka, mbeti i plagosur rëndë në një prej lokaleve të zonës ku jetonte. Atentatori ishte i maskuar dhe ka qëlluar shtatë herë, në një distancë shumë të afërt, duke pasur si qëllim të vetëm vrasjen e 46-vjeçarit. Sipas Policisë së Tiranës, dyshohet se autori i krimit ka qenë vrasës me pagesë. Nga atentati ka mbetur i plagosur lehtë edhe punonjësi i Gardës së Republikës, Rifat Rustemi, i cili ka qenë duke pirë kafe me Lulzim Kokën, kur një person i veshur me rroba sportive dhe me një shami te goja, afrohet për të qëlluar në drejtim të mikut të tij. Pas atentatit, ai është larguar në këmbë, me hap të lehtë në një rrugë dytësore që merr nga liqeni artificial. Askush nuk ka mundur që ta shohë në sy, pavarësisht se dëshmitarët okularë kanë qenë të shumtë në momentin e atentatit.

Plagosja e biznesmenit beratas, rihapen dy dosje të vjetra burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›