Inagurohet impianti i ujërave të zeza në Durrës, Berisha: Rritje të turizmit
Durrës- Është inaguruar paraditen e sotme impianti i përpunimit të ujërave të zeza në qytetin e Durrësit, ndërsa vetë kryeministri Sali Berisha u shpreh se ky investim do të garantojë rritje e numërit të turistëve.
Durrësi me këtë impiant do të hyjë në hartën e qyteteve me ujrat më të pastra në rajon dhe Europë. Durrësi me këtë impiant, do të rrisë në mënyrën më të ndjeshme kapacitetet e tij turistike. Çdo turist do ketë dëshirë të kalojë pushimet mes ujrave të pastra dhe mikpritjes të madhe,- tha Berisha.
Më tej ai u shpreh se sipas matjeve të bëra nga OBT-ja ka rezultuar se ndotja në Tiranë është ulur ndjeshëm, duke shkuar brenda standarteve normale.
Një përgjigje të merituar sot ka marrë dhe ndotja e ajrit në Tiranë. Për herë të parë, pas shumë vitesh kanë zbritur aparaturat e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësore në qendër të qytetit dhe në pika të tjera që faktojnë se ajri i Tiranës është në standarte europiane të ajrit. Atij që bërtet cdo ditë për guroret e Krujës, ato i krijove ti me klanet e betonit në Tiranë dhe jo vetëm ato. Dua të kujtoj këtu furrat e tmerrshme të gëlqeres që shpërndanin mbi Krujë e Tiranë blozën kancerogjene në mushkritë e cdo qytetari dhe ne do bëjmë gjithçka që dhe ato plagë që janë hapur nga babëzia ti mbyllim, ti shërojmë”,- tha Bersha.
Më tej kryeministri u shpreh se në mandatin e tretë qeveritar do të mundësohet ngritja e impianteve në Vlorë, Lezhë, Korçë dhe shumë qytete të tjera.