E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, makina përplas për vdekje të moshuarën

Një e moshuar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit pasi është përplasur nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në urën e Zaranikës ku 71-vjeçarja Nemire Danaj po përpiqej të kalonte rrugën kur është përplasur nga një makinë tib benz me targa EL 5142 B.
Menjëherë e moshuara është dërguar në spitalin e Elbasanit po nuk ka mundur të jetojë si pasojë e plagëve të marra.
Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›