Deputetët e PS në Shkodër, garantojnë mbështetje për banorët
SHKODëR- Deputetë të Partisë Socialiste kanë qenë në lagjet Salo Halili dhe Livadh në Shkodër të cilat gjenden prej ditësh nën ujë. Depuetët socialistë kanë deklaruar se do të jenë aty deri sa të marrë fund katastrofa humanitare ndërsa u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat. “Ne jemi këtu për të marë përgjegjësitë, për ta detyruar këtë qeveri që ashtu sikurse e krijoi këtë katastrofë të mos ketë asnjë vonesë në zgjidhjen e problematikës dhe jo të vazhdojë të justifikohet. Ne duam të japim një mesazh të fuqishëm jo vetëm banorëve të Shkodrës por gjithë Shqipërisë se Partia Socialiste do të qëndrojë në krah të të dëmtuarve. është shumë pak të thuash që ministrat janë instaluar në Shkodër, është shumë pak të thuhet që po punohet , është shumë pak të marrin shënime dhe të thonë që do dëmshpërblehen , problemi është që duhet vepruar. Nuk do të lejojmë që të ëprsëritet përvoja e katastrofave të tjera të krijuara nga kjo qeveri“ theksoi deputetja Arta Dade. (e.n/News24/BalkanWeb)