Shkodër/ Dy vjet nga nisja e vaksinimit antiCOVID, mbi 157 mijë doza të aplikuara

Me 16 shkurt 2021 nisi për herë të parë, fushata e vaksinimit anti-Covid, shpresë për popullatën se më në fund diçka mund t’i bëjë ballë virusit i cili mori mijëra jetë njerëzish në të gjithë vendin. Sot 2 vite më pas, rreth 52% e popullatës në Shkodër janë imunizuar me të paktën 2 doza.
Aktualisht rastet e vaksinimeve janë sporadike. Megjithatë Xhabija apelon veçanërisht drejt qytetarëve që kanë sëmundje bashkëshoqëruese që të kryejnë dozat e 3 dhe të 4 për një imunitet më të fortë. Vaksinat janë në gjendje dhe ruhen në kushte frigoriferike sipas udhëzimeve.
Në harkun kohor të 2 viteve në total për bashkitë Shkodër dhe Vau Dejes janë aplikuar në të 4 dozat rreth 157 500 vaksina të gjitha llojeve.
/rtsh/