E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Virusi i puthjes, mjekët tregojnë shenjat: Adoleshentët dhe fëmijët më të prekur

Dashuria i bën njerërzit të lumtur por jo në pak raste kthehet edhe telash shëndetësor. Mjekët trgojnë se nga një puthje mund të marrësh “Epstein Bar”, virus që qarkullon prej dekadash e që mund të të lërë në shtrat me temperaturë të lartë për ditë të tëra dhe të të japë madje edhe shqetësime të tjera që mjekët i zbulojnë ose tek fëmijët e vegjël që puthen shpesh nga të rriturit ose tek adoleshentët që shkëmbejnë pa kursim puthje me njëri-tjetrin.

Mjekja tregon se çfarë përjeton një pacient kur preket nga ky infeksion virusal. Këtë virus mund ta marrësh edhe përmes gotave dhe shisheve të përdoruara nga të tjerët apo edhe cigareve elektronike që shkembehen shpesh mes të rinjve. Ndaj, puthjet janë akt dashurie por ato mund të rezultojnë të rrezikshme nëse shkëmbehen mes pa kriter.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›