Elbasan/ Fermeri Bexhet Gurra ka krijuar fermën e parë, subvencionet kanë shtuar krerët e lopëve

Në qarkun e Elbasanit po shtohet interesi i fermerëve blektorë për mbarështrimin e lopëve dhe krijimin e fermave të tyre. Në rrethin e Librazhdit, një prej këtyre fermerëve është Bexhet Gurra. Ai banon në fshatin Dragostunji. Së bashku me fëmijët ai ka mundur të ngrejë fermën e parë për mbarështrimin e lopëve. Ai ka 30 lopë dhe vica të cilat i mban në kullotë dhe në regjim stallor. Bexheti thotë se ka 10 vjet me këtë biznes familjar ku herë pas herë ka patur dhe ka problematikat e vështirësitë e veta. Nga shteti ka marrë disa herë subvencionime dhe kjo ka bërë që të ketë interes për shtimin e krerëve të lopëve.
Kordinatori vetëriner e rrethit, Vladimir Hunci thotë se janë dhe 12 fermerë të tjerë në rreth që kanë mbi 10 lopë që i mbajnë në kullota dhe interesimi i tyre është të shtojnë numrin e lopëve.
Sipas orientimeve të fundit që ka dhënë Ministria e Bujqësisë për subvencionimin e fermerëve blektorë, shtim të lopëvë po bëhen edhe në zonat malore në rrethin e Librazhdit si në Lunik e Sterblevë.
/rtsh/