160 studentë përfitojnë pagë mujore, Drejtori i Agjencise se Financimit: Duhet të punojnë 3 vite në administratë

Lusila ka përfunduar shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe ka zgjedhur të vijojë studimet e larta për gjuhë-letërsi, një nga programet prioritare të përcaktuara këtë vit nga Ministria e Arsimit. Lusila rrëfen se dëshira për të studjuar këtë degë i është kultivuar herët, por një shtysë e madhe ka qenë dhe pasioni i saj për të shkruar.
Zgjedhja që ka bërë Lusila për këtë program studimi e ka përjashtuar atë nga tarifat e studimit, por gjithashtu i ka dhënë mundësinë të përfitojë çdo muaj edhe një pagë minimale. 160 studentë ekselente dhe të degëve prioritare me mesatare të lartë do të përfitojnë këtë vit pagën minimale.
Drejtori i Agjencise se Financimit, Artan Spahiu, sqaron se për të marrë paratë çdo muaj, ata duhet që të ruajnë rezultatet dhe të punojnë në administratë, 3 vite pas përfundimit të universitetit. Por çfarë ndodh nëse apikojnë për një vend pune në administratë dhe nuk arrijnë ta gjejnë?
Lusila synon që pas studimeve të specializohet jashtë, e më pas të kthehet në Shqipëri për të bërë ëndrrat e saj realitet.
/rtsh/