E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Manastirliu dhe Kumbaro në Lungomare: Zero tolerancë ndaj subjekteve, në rast të mos respektimit të kushteve higjieno-sanitare

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, së bashku me inspektorët e Task-Forcës ndërinstitucionale kanë ‘zbritur’ në terren dhe në qendrën shëndetësore në Lungomare ku janë vendosur në gatishmëri të shtuar ekipet mjekësore, për të siguruar për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ministrja Manastirliu dhe Kumbaro theksuan se do ketë zero tolerancë ndaj subjekteve, në rast të mos respektimit të kushteve higjieno-sanitare

“ISHSH po punon dhe përgjatë gjithë periudhës që nga ngritja e task-forcës. Janë më shumë se 920 subjekte të inspektuara, vetë për qershorin janë 350 subjekte dhe jo vetëm në bregdet.

Kjo është tashmë një situatë gatishmërie.

Për ne është shumë e rëndësishme që së bashku me inspektorët e inspektoratit shëndetësor shtetëror dhe me inspektorët e tjerë, të bashkërendojmë forcat që inspektimi të jetë një proces për të rekomanduar masa për përmirësim, por edhe masa administrative të cilat gjatë kësaj periudhe janë 20 masa administrative. Jemi të vendosur për të mos patur asnjë tolerancë sa i përket shkeljeve që kanë të bëjnë me masat higjieno-sanitare, por dhe me inspektimet e tjera që kanë të bëjnë me aspektet që i përkasin sigurisë së shëndetit, uljes së transmetimeve të sëmundjeve infektive, etj”, tha Manastirliu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›