Shkodër-Lezhë, 3 të vdekur në aksident
Shkodër- Tre persona kanë humbur jetën kur makina me të cilin udhëtonin u përpals me një autobus pasagjerësh. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Beltoj, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Sipas burimeve të policisë rrugore mësohet se një benz me ngjyrë të zezë, tip 250 është përplasur me një autobus pasagjerësh me targë Mr1953A.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të vdekur në vend tre personat që udhëtonin në makinën tip benz dhe janë lënduar edhe dy nga pasagjerët e autobusit. Por këta të fundit janë dërguar në spitalin rajonal dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Fillimisht u gjeten dy viktimat brenda automjetit e me pas policia gjeti edhe te tretin brenda nje kanali buze rruges. Nga hetimet paraprake në vendin e ngjarjes dyshohet se faji ka qenë i drejtuesit të benzit, i cili mëoshet se ka qenë duke udhëtuar me shumë shpjetësi dhe është përplasur me autobusin.
Viktimat u identifikuan dhe jane nga komuna e Gurit te Zi ne Shkoder. Në vendin e ngjarjes mbërritën mjete speciale për të bërë sharrimin e benzit dhe nxjerrjen e trupave, pasi mësohet se benzi është palosr në mes dhe nxjerrja e viktimave është shumë e vështirë.
Ekspertët në vendin e aksidentit janë duke bërë ekspertizën e rastit për të nxjerrë edhe zyrtarisht shkaqet e aksidentit.