Bashkia, shkollë të re në Bregun e Lumit
Tiranë- Nisën sot punimet për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare në zonën e Bregut të Lumit. Për realizimin e këtij objekti me rëndësi të madhe për banorët e zonës, është vendosur të shfrytëzohet kapanoni i dherave në Fabrikën e Tullave, një truall në pronësi të shtetit. Shkolla e re do jetë pjesë e territorit të Njësisë Bashkiake Nr.11. Vlera e projektit është 679,777 euro dhe pritet të përfundojë brenda qershorit të vitit 2009.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, i pranishëm në inagurim nënvizoi rëndësinë e madhe që ka për kryeqytetin e veçanërisht për integrimin e periferisë ndërtimi i shkollave të reja.
“Janë 23 shkolla që rindërtohen nga themelet, ndërtohen tërësisht nga hiçi, duke filluar nga viti i shkuar dhe këtë vit. Kjo shkollë sot është shkollë që sjell një mundësi të re për këtë periferi të madhe të Tiranës, që përbën një hallkë të re jetike të integrimit të periferisë me qytetin e së djeshmes dhe që krijon të gjitha kushtet për fëmijët e kësaj periferie që të jenë së bashku me fëmijët e qendrës dhe të gjithë Tiranës, qytetarët europianë të kryeqytetit të nesërm shqiptar”- tha Rama.
Ky objekt tërësisht i ri, sipas tij, do të ndërtohet në një sipërfaqe prej1400 m2dhe ështëprojektuar me 3 kate. Pas fillimit të punimeve për rikonsktruksionin e gjithë bllokut 45 tek Bregu i Lumit, ndërtimi i shkollës së re do të jetë një ndihmë e vyer për gjithë fëmijët e zonës, kryesisht të ardhur nga vende të ndryshme të Shqipërisë, duke përmbushur në këtë mënyrë dhe premtimin e Bashkisë së Tiranës për urbanizimin e plotë të zonës si dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore.