Athinë, ekzekutohet me armë emigranti shqiptar
Athinë- Një shqiptar, emigrant në Greqi është vrarë sot me armë zjarri. Sipas burimeve të policisë greke mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kalithea” të Athinës gjatë paradites dhe dyshohet të ketë qenë një ekzekutim i pastër.
Policia greke bën me dije se viktima është një 42-vjeçar. “Ai është ekzekutuar me pistoletë, duke marrë një goditje vdekjeprurëse në kokë”- kanë thënë burimet policore, duke iu referuar hetimeve të para rreth ngjarjes.
Nga dëshmitë paraprake dyshohet se krimi ka ndodhur për larje hesapesh, pasi viktimës i ishte zënë pritë nga persona që deri tani rezultojnë të paidentifikuar nga policia greke.
Nuk dihet asgjë rreth identitetit të autorit, i cili dyshohet se ka qenë i vetëm dhe pas krimit është larguar në këmëb nga vendi i ngjarjes.