Shkodër, Mash: Nis nesër mësimi ne universitet
TIRANë- Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër do të nisë mësimin nesër, bëri të ditur sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas saj, “Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve”, prej ditës së sotme ka gati të gjitha mjediset e qendrës studentore për akomodimin e studentëve në konviktin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Ndërkohë, në konviktet e shkollave të mesme profesionale të Shkodrës janë të akomoduar ende banorë të zonave të përmbytura. Për këtë arësye, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nisja e procesit mësimor për këto shkolla do të shtyhet brenda një afati tjetër. (d.b/BalkanWeb)