Austri, një afgan keqtrajton seksualisht një të mitur nga Kosova
VJENE-Mediat austriake informojnë sot për keqtrajtimin seksual të një djaloshi 9-vjeçar nga Kosova, në një qendër për refugjatë në Steiermark. Një azilkërkues nga Afganistani, 38-vjeçar, siç raporton Tanjug, ka keqtrajtuar seksualisht të hënën në mbrëmje një djalosh 9-vjeçar nga Kosova. Gjatë një kontrolli në spitalin e Obervartit, mjekët kanë konstatuar lëndimet që i ka përjetuar ky djalosh. Ndërsa, bëhet e ditur se hetimet rreth këtij rasti janë duke u vazhduar, ndërsa afgani Hamid K. mbahet në arrest me kërkesë të prokurorit shtetëror. Kjo ngjarje e rëndë ndodh në kohën kur në ustri po vazhdon një debat I gjerë për hapjen e një qëndre të refugjatëve. Ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Maria Fekter dëshiron ta hapë një qëndër të tillë në krahinën Burgenland. (d.b/Telegraf/BalkanWeb)