Mblidhet KQZ, nis shqyrtimin e disa pr/vendimeve
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme filloi shqyrtimin e disa p/vendimeve në kuadër të organizimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Rendi i ditës i mbledhjes së sotme parashikon ndër të tjera miratimin e dokumentacionit dhe kutisë së posaçme që do të përdoret për numërimin e votave të hedhura gabim për zgjedhjet e reja parlamentare; miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga grupi i numërimit dhe KZAZ-së për nxjerrjen e rezultateve; si dhe miratimin e vëzhguesve të disa organizatave të shoqërisë civile, etj.
Po ashtu, KQZ pritet të miratojë sot dhe regjistrimin e koalicionit të majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane", si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie e komune, në disa njësi vendore.
(m.a/BalkanWeb)