E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder/ Qeveria vendos shpronesimin e prones private qe preket nga rikonstruksioni i bulevardit

 Qeveria mori sot vendimin për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rikonstruksioni i bulevardit “Skënderbej”, në bashkinë e Shkodrës.

Në vendimin e publikua në faqen e Këshillit të Ministrave thuhet se "pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen për pasuritë në sipërfaqen prej 41.2 ( dyzet e një pikë dy ) m², truall, 34 (tridhjetë e katër) m², objekt dhe mure rrethues, pronë private, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, në masën 1 501 105 ( një milion e pesëqind e një mijë e njëqind e pesë) lekë".

Sipas këtij vendimi, vlera e përgjithshme e shpronësimit do të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Shkodrës, planifikuar në buxhetin e saj.

Më tej vendimi sqaron se "regjistrimi i ri i pasurisë prej 41.2 (dyzet e një pikë dy) m², truall, 34 (tridhjetë e katër) m², objekt dhe mure rrethuese, shpronësuar në favor të bashkisë së Shkodrës, të bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi qeveria ngarkon Ministrinë e Brendshme dhe bashkinë e Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›