Berisha Kontroll rigoroz mbi kimikatet qe shiten per perdorim bujqesor apo blegtoral
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin “Për përcaktimin e kërkesave të hollësishme për plehrat me bazë nitrat amoni, me përmbajtje mbi 28 për qind azot.”
Duke vlerësuar ndryshimet e mëdha pozitive që kanë pësuar institucionet e sektorit bujqësor, Kryeministri Sali Berisha theksoi se ato kanë ndikuar fuqishëm dhe pozitivisht në zhvillimin e bujqësisë në tërësi. “Janë konsoliduar disa drejtime kryesore të punës në këtë sektor. E vërteta është se prodhimi bujqësor është një nga ato prodhime që pëson gjithnjë një rritje edhe më të madhe. Vitin e kaluar eksportet u dyfishuan. Projektet e mëdha kombëtare ai i ullirit, arrorëve , por ecin dhe gjithnjë e më shumë po marrin përmasa të mëdha.” u shpreh kryeministri.
Kryeministri theksoi se është e një rëndësie të jashtëzakonshme kontrolli rigoroz mbi çdo kimikat të çdo natyre që shitet për përdorim bujqësor apo blegtoral në territorin e Shqipërisë, duke konstatuar se në këtë sektor jetik për vendin janë të shpeshta rastet kur këto produkte gjenden jashtë standardeve. “Tregtimi i tyre në farmaci duhet të ketë një kontroll rigoroz pasi blerësit pasi i marrin konstatojnë se ato janë të skaduara. Efektet e tyre dihet që janë polivalente , ndaj dhe njësitë e kontrollit të tyre duhet të pajisen me çdo mjet , me çdo laborator dhe të funksionojnë me përgjegjësinë maksimale. Tregtia është tregti, por standardet dhe kriteret duhet të zbatohen maksimalisht.” tha kryeministri.
Po sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha veçoi vendimin "Për kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe tarifat e shkollimit për studimet e ciklit të parë, me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë, për vitin akademik 2011-2012." Duke folur për këtë vendim, Kryeministri u shpreh se këto kuota do të kenë një rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar, prej nga do të përfitojnë kategoritë më të diskriminuara në të kaluarën, siç janë të përndjekurit, romët, personat me aftësi të kufizuara.
Kryeministri informoi se këtë vit në sektorin publik dhe privat ulen në bankat e shkollave të larta dhe të universiteteve të vendit me kohë të plotë dhe të pjesshme rreth 37 mijë shqiptarë. Kryeministri e vlerësoi këtë si një arritje të madhe, si dëshmi e funksionimit dhe konkretizimit të platformës për arsimin. “Këtë vit janë mbi 70 % e atyre që mbarojnë shkollat e mesme që ulen në bankat e universiteteve. Ruajtja e këtij treguesi ka një rëndësi të jashtëzakonshme për rritjen e nivelit edukativ dhe arsimor të shoqërisë dhe kombit në tërësi.” u shpreh kryeministri.
Kryeministri theksoi rëndësinë e arsimit profesional për të rinjtë shqiptarë, duke ftuar qytetarët që në interesin më të mirë të punësimit të së ardhmes së shkollimit të fëmijëve të tyre, të konsiderojnë në mënyrën më serioze shkollimin në shkolla profesionale të fëmije të tyre.
Kryeministri sektorin ftoi gjithashtu publik dhe privat të arsimit që të shumëfishojnë përpjekjet për përshtatjen me kërkesat e tregut, duke investuar me përparësi në arsimin profesional.