PS, gati për rikthimin në Kuvend të hënën
TIRANE-Socialistët kanë nisur përgatitjet serioze për rikthimin në Kuvend, ditën e hënë. Kryetari i PS-së, Edi Rama thirri dje, pasdite në një takim të veçantë 3 kryetarët e komisioneve parlamentare që i përkasin kësaj partie dhe 4 nënkryetarët si dhe përfaqësues të komisioneve pranë Asamblesë Kombëtare.
Mësohet se në këtë takim, drejtuesit e komisioneve kanë prezantuar propozimet dhe planet e tyre, sipas sektorëve që mbulojnë, sipas një porosie të dhënë nga Rama përpara shumë kohësh. Në takimin ku ka marrë pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi është menduar që paralelisht me komisionet e Kuvendit, PS të ringrejë strukturën e saj partiake për të diskutuar veçmas çdo projektligj apo çdo amendament si dhe për të propozuar në seanca apo komisionet parlamentare alternativat e saj. mësohet gjithashtu se ditën e premte, PS do të marrë pjesë, përmes përfaqësuesve të saj, nënkryetarit të Kuvendit dhe kreut të grupit Ruçi në Konferencën e Kryetarëve dhe ditën e hënë do të jenë në seancën e parë, për të vijuar jetën e rregullt parlamentare. Por, njëkohësisht, mësohet se ringritja e strukturës paralele me komisionet parlamentare do t'i shërbejë ndërkaq edhe procesit të reformimit të PS-së dhe hartimit të programit të ri, duke e shfaqur PS-në si një alternativë serioze për të ardhur në pushtet.
Gjatë këtyre ditëve, Rama ka takuar edhe deputetë të ndryshëm, me të cilën ka biseduar në lidhje me situatën politike dhe atë brenda partisë. ky muaj do të jetë muaj pune, ashtu si ata në vijim, kur pritet që të ketë edhe zhvillime brenda partisë më të madhe në opozitë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)