BE vazhdon ndihma ndaj Shqiperise per zjarret
Bashkimi Europian i ofron sërish aistencë Shqipërisë për mposhtjen e zjarreve të përhapura në Verilindje të vendit. Qëndra e informimit dhe monitorimit (MIC) të Komisionit Europian i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve shqiptare për ndihmë të shteteve anëtare të BE-ë lidhur me situatën kritike të krijuar nga zjarri. Si rrjedhim, Italia ka ofruar sërish avionë me bombula uji për të mbështetur aksionin e autoritetev shqiptarë për shuarjen e zjarreve.
“ Dëshiroj, që të falenderoj Italinë për angazhimin e saj të shpejtë dhe efikas në një moment ku Shqipëria po luftont epër të reduktuar përhapjen e zjarreve në pyje. Kam besim, se në sajë të solidaritetet të njërit prej shteteve tona anëtare, do të ketë një përgjigjje të shpejtë ndaj kësaj emergjence” është shprehur Kristalina Georgieva, Komisionerja për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Ndihmën Humanitare dhe Përgjigjen ndaj Krizave.
Komisioni Europian ka evidentuar, se për shkak të temperaturave të lartë dhe erës, janë 50 vatra zjarre që janë ende të aktivizuara në pyjet shqiptare . Italia ka kryer dje shtatë misione në zonat e Matit dhe Dibrës, duke ofruar 24 hedhje bombulash uji. Italia ka ofruar ndihmë edhe në 26 gusht për zjarret e përhapura në Vlorë dhe përrreth.