E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, Rama për centralin: Një marrëzi e qeverisë

Rama zbret sërish në Shkodër dhe i bashkohet qëndrimit qytetar kundër ndërtimit të një centrali bërthamor në këtë zonë. Rama tha se PS në pushtet është e vendosur që në rrugën e saj të vejë në jetë programe dhe politika në dobi të njerëzve. 

SHKODËR- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, zbret brenda pak ditësh në qytetin verior të Shkodrës për ti thënë sërish Stop një projekti të mundhsëm qeveritarë për ndërtimin e një centrali bërthamorë. Rama dëshmon në këtë mënyrë edje mbështetjen e komunitetit shkodran, i cili është shprehur prerë ndaj një vepre të tillë. Partia Socialiste në pushtet tha kryesocialisti është e vendosur që në rrugën e saj të vërë në jetë programe dhe një politikë në dobi të njerëzve dhe që nuk shpërfill nevojat e tyre.

“Ideja e centralit bërthamorë në Shkodër është një marrëzi. Ndërkohë që zëdhënësit e qeverisë vazhdojnë të argumentojnë dobinë e një projekti të tillë”- tha Rama, në fjalën e tij drejtuar banorëve të Shkodrës.

Rama e quajti përpjekje të dëshpëruar të politikës së vjetër injorimin e vullnetit të qytetarëve për tu ngjitur pas karrigeve të pushtetit, me të cilën siç tha Rama Shqipëria nuk duhet të përballet më. Rama vlerësoi maturinë dhe qytetarinë shkodrane në refuzimin kategorik të planit të Berishës për centralin bërthamorë.
“Unë këtë apel të qytetarisë shkodrane për të ndalur këtë projekt dhe për të zmbrapsur këtë kërcënim kaq serioz për Shkodrën e shoh si shprehje më kuptimplote të një qytetarie të re, e cila ngrihet mbi batakun e 18 viteve konflikt dhe sherr dhe po kërkon një solidaritet të ri mes vedi e më pas me të gjithë të tjerët. Ne të gjithë sëbashku më 28 qershor do ta mbyllim njëherë e mirë në sirtarin e marrëzive të këtyre 4 vjetëve edhe marrëzinë e centralit bërthamore, por do të hapim edhe një faqe të re për Shkodrën dhe për të gjithë Shqipërinë”- theksoi Rama.
Kryetari i Partisë Socialiste premtoi se çdo vendim i qeverisë së re pas 28 qershorit do të merret në konsultim me grupet e interesit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›