Shkodër, Ruli: Për një Shqipëri të pastër në ç'do ditë të vitit
SHKODËR- Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, u shpreh sot nga Shkodra se "lançimi i aksionit të ndërmarrë nga Qeveria shqiptare, “Për një Shqipëri të pastër” nuk do të jetë vetëm për Ditën e Mbrojtjes së Mjedisit, në 20 Prill, por kjo nismë do të shërbejë në vazhdimësi për mbajtjen pastër të të gjitha ambjenteve që na rrethojnë".
Gjatë një takimi që zhvilloi mbasditen e së mërkurës me drejtuesit e qeverisjes vendore në Shkodër, si dhe atyre të rretheve Pukë dhe Malësi e Madhe, në cilësinë dhe të anëtarit të Task -Forcës, së ngritur pranë Qeverisë Shqiptare, ministri Ruli përcolli mesazhin e kryeministrit Berisha në lidhje me mbajtjen pastër të mjedisit të qytetit.
Duke cituar mesazhin e kreut të Qeverisë , Ruli tha se “lançimi i aksionit “Një Shqipëri të Pastër”, nuk do të jetë vetëm për Ditën e Mbrojtjes së Mjedisit, në 20 Prill, por është nisma zyrtare për pastrimin në vazhdimësi të të gjitha ambienteve që na rrethojnë”.
Ai kërkoi që në kulmin e zhvillimit të turizmit, duhet të kulmojmë përpjekjet për pastrimin dhe mbrojtjen e ambjentit, nga të gjithë pa përjashtim, komuniteti, biznesi, të rinjtë, etj.
“Komponenti më i rëndësishëm i këtij aksioni është sensibilizimi dhe penalizimi. Të sensibilizohen shkollat, universitetet dhe të rinjtë, duhet të evidentojmë problematiken për ç'do komunë e bashki të qarkut Shkodër.”, tha Ruli.
(ma.ar/BalkanWeb)