E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, aktive flakët në Tarabosh, rindizen vatrat në varrezat e Shirokës

SHKODER- Vazhdon të jetë aktivë zjarri në malin e Taraboshit, i cili nisi pasdreken e të shtunës në afërs të varrezave të fshatit Shirokë. NEWS24 raporton se zjarri ka qenë aktiv gjatë gjithë natës, ndërsa rrezikshmëria është më e vogël në krahasim me orët e natës.

I tërë mali i Taraboshit është i rrethuar nga flakët. Era ka bërë që flakët të zhvendosen nga maja e malit, ku ndodhen antenat radiotelevizive dhe të telefonisë së lëvishme, në pjesën e poshtme të tij.

Gjatë orëve të natës zjarri paraqiti rrezikshmëri për rreth 60 banesa të fshatit Oblikë, që ndodhet i vendosur në rrëzë të këtij mali, por sot në mëngjes NEWS24 raporton se zjarri tashmë është nën kontroll.

Ndërsa janë riaktivizuar vatra të reja zjarri në varrezat e Shirokës, ku dhe nisën flakët të pasdreken e të shtunës rreth orës 15:00.

Që prej mbrëmjes së djeshme sinjalet televizive nuk janë ndezur për shkak të rrezikshmërisë së flakëve, ndërsa është e pamundur ngjitja e punonjësve të mirëmbajtjes në majë të malit, për shkak të flakëve që kanë rrethuar të tërë malin e Taraboshit.

Zjarri i mbrëmshëm rrezikoi jetën e 23 punonjësve të mirwmbajtjes së antenave, të cilët u evakuan falë ndihmës së ushtrisë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›