Gjirokastër, digjet flamuri i zyrës elektorale të PS
GJIROKASTËR - Digjet në orët e vona flamuri i Partisë Socialiste në Gjirokastër, duke rrezikuar biznesin që ishte përshtatur si zyrë elektorale. Rreth orës 1 pas mesnate persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën një prej flamujve të logos së Partisë Socialiste.
Ngjarja ka ndodhur në lokalin i cili ndodhet në qendër të qytetit në lagjen "18 Shtatori" në pronësi të Asim Petës, anëtar i Partisë Socialiste, i cili prej gati pesë ditësh po e përdorte biznesin si zyrë elektorale.
Mësohet se Peta ka qenë ish- kryetar i PDS-së, njëherazi dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e mëparshme elektorale. Zjarri ka djegur plotësisht një prej flamujve dhe pjesën e lulishtes, por fatmirësisht është vëne re nga persona të cilët kanë qenë në lëvizje, duke bërë që të ndërhyet në kohë. Lidhur me këtë ngjarje, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve.
(a.k/e.baco/BalkanWeb)