Shkodër, arrestohen 3 hajdutët e kabllove elektrik
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave të akuzuar për vjedhje të kabujve elektrik. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë të operacionit të koduar “unaza në errësirë” është goditur një grup i strukturuar kriminal, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer vjedhjen e disa kabllove elektrikë, duke dëmtuar sistemin e elektrik në disa zona, të qytetit Shkodër.
Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Mirsad Dema 30 vjeç, Fatjet Dema 33 vjeç dhe Shpëtim Dema 41 vjeç.
Sipas policisë të arrestuarit u kapën në flagrancë, nga policia rreth orës 03.20, në lagjen "Salo Halili", të qytetit Shkodër, pikërisht në vendin e quajtur Unaza e Qytetit. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin po vidhnin kabllon elekrtik të asaj zone, duke dëmtuar kështu dhe ndriçimin e unazës së qytetit.
Nga veprimet hetimore rezulton se ky grup i strukturara kriminal, ka kryer një sërë vjedhjesh të tjera të kabllove elektrike, kryesisht në lagjet "Ahmet Haxhia" dhe "Salo Halili", të qytetit.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 3 të arrestuarve do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të "Vjedhje e kryer ne bashkëpunim".