E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Me Artan Shkëmbin kemi Pogradecin që duam

POGRADEC-Partia Socialiste ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” në qytetin e Pogradecit Artan Shkëmbi. Rama theksoi se me Shkëmbin që rikandidon për herë të tretë, pogradecarët kanë rifituar qytetin që kanë dashur.
“Me kandidatin tonë Artan Shkëmbi kemi më në fund Pogradecin që ne duam. Rivali i tij, peng i Saliut. Zgjedhim Artanin që të shpëtojmë Luanin”.

Në fjalën e tij kryetari i PS-së Edi Rama shtoi se Artan Shkëmbi është alternativa e opozitës ndaj politikës së vjetër.
“Ai është alternativa jonë ndaj politikës së vjetër e cila punon dhe mendon për vete” theksoi Rama.

Kryesocialisti theksoi se opozita është ndryshe nga qeveria që grabitit votën më 28 Qershor. Rama tha se vjedhja e votës solli të këqiat që po përjeton sot vendi.
“Ne jemi ndyrshe, shqiptarët e kanë kuptuar. Që kur vodhën votat, vendi hyri në rrugë qorre. Sot është shtrenjtuar jetesa kemi mbi 1 milionë të papunë, pasi vjedhja e votës sjell të këqiat zinxhir. Ky zixhir jam i bindur se do të këputet më 8 Maj, për ti thënë kurrë më grabitjes së votës, dhunës e torturave e vrasjeve. Më 8 Maj të marrim hak për vjedhjen e votës”, tha Rama duke shtuar se askush të mos tentojë të grabisë apo blejë votën.

Rama paralelizoi rrugën e së ardhmes që ofron opozita me atë që ofron mazhoranca.
“Rruga e tyre është ajo e dhunës, babëzisë, rruga e tyre nuk ka të ardhme për qytetarët, Partia Socialiste është e vetmja rrugë për qytetarët, për të ardhmen e tyre”.

Një ditë më parë në këtë qytet hapi fushatën elektorale dhe kreu i mazhorancës, kryeministri Sali Berisha. Në Pogradec nga mazhoranca kandidon Luan Topçiu, i cili është përfaqësues i LSI-së përballë kandidatit të PS, Artan Shkëmbi.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Rama ne Lushnje: Me 8 maj të clirohemi nga diktatura Kandidatët në Pogradec. Shkëmbi: Ktheva Liqenin. Topçiu:Do e bëj qytet europian

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›