Kukës: Formohet këshilli bashkiak i qytetit
KUKËS - Këshilli bashkiak i qytetit të Kukësit, i zgjedhur në votimet lokale të 8 majit, ka filluar sot veprimtarinë e tij.
Në mbledhjen e parë të konstituimit merrnin pjesë veç anëtarëve të këshillit të qarkut edhe mjaft të ftuar të tjerë si dhe prefekti i qarkut, Elez Maçi. Duke hapur mbledhjen e parë, Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj tha se, "ky mandat na detyron për arritjen e standardeve në të gjitha fushat, pasi kemi kapacitetet e nevojshme dhe mbështetjen e qeverisë e të donatorëve të tjerë".
Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilir Kurti, përshëndeti banorët e qarkut të Kukësit për pjesëmarrjen e lartë në votime.
Kryetari i Këshillit të qarkut u zgjodh Ibsen Elezi, me 30 vota, ndërsa nënkryetar Sherif Hasandoci me 31 vota. Kryetari aktual i këshillit të qarkut, Shefqet Bruka, i dorëzoi detyrën kryetarit të ri, i cili në fjalën e tij pasi falënderoi këshilltarët për besimin e dhënë, vuri në dukje punën që duhet të bëjë për rritjen ekonomike të zonës, e cila ka mjaft resurse, sidomos në drejtim të zhvillimit të turizmit malor.
Këshilli i qarkut përbëhet nga 35 këshilltarë, ku 27 janë përfaqësues të PD-së, 6 përfaqësues të PS-së dhe 2 të pavarur.
(a.h/ata/BalkanWeb)