E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder arrestohen tre gra

Tre gra kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen për “Ushtrim prostitucioni” dhe “ Shfrytëzim prostitucioni”.

Policia e Shkodrës njoftoi për arrestimin e E. S., vjeç 38, nga Dobraci i Shkodrës, D. P., vjeç 37, nga lagja “3 heronjtë”, komuna Temal lindur në fshatin Kllogjen, Sh. M. po nga kjo lagje. Ndalimi i tyre u bë në bazë të urdhrit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Këto femra akuzohen se përveç se kanë ushtruar prostitucion ka detyruar dhe vajza të reja të bëjnë të njëjtën gjë, si dhe u kanë siguruar atyre klientë. Ky grup ishte venë prej kohësh në shënjestër nga seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›