E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Universitetet parlamentet e dijes dhe lirise

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e festimit të 60 vjetorit të të Universitetit Politeknik, Tiranë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë përulet me nderim për themeluesit e Universitetit.

“Kjo është një ditë themelore për botën akademike.  60 vjet më parë, ishin 60 studentë në Politeknik. Sot  Politekniku numëron 12 mijë studentë. Universitetet janë burim drite, dije e lirie. Universitetet janë parlamentet e dijes dhe lirisë, pasi universiteti dhe liria janë të pandarë”, theksoi kryeministri Berisha.

Më tej ai Berisha nënvizoi se studentët, gjenerata më e shkëlqyer. Duke ju drejtuar studentëve Berisha theksoi: “Ju keni lindur të lirë”.
Berisha tha se qeveria, e ka përparësi edukimin e të rinjve. Ai tha se 91% e nxënësve sot në shkollat e mesme dhe se në 2010 numërohen 138 mijë studentë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›