Shkodër, arrestohen tre shtetas me armë dhe municione

Në pranga ranë Ndue Tonaj, 68 veç , lindur e banues në fshatinVuksanaj, Komuna Shalë, Prekë Ndue Tonaj, 36 vjeç, lindur në Shalë dhe banues në fshatin Grudë e Re, Komuna Rrethina si dhe Ndoc Prela, 44 vjeç, lindur në fshatin Lotaj dhe banues në lagjen “3 Heronjtë”, të qytetit Shkodër.
Arrestimi i tyre u bë, pasi në sajë të një punë të gjatë hetimore, të kryer nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, rezultoi se 3 shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po përgatiteshin të kryenin një krim dhe konkretisht, të vrisnin për motive hakmarrje, një nga pjesëtarët e familjes Hasanaj, banues po në Shalë.
Po kështu në kuadër të këtij operacioni policor, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shetatit Ndue Tonaj, në fshatin Vuksanaj, Shalë, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sërë provash materiale si 1 armë zjarri tip pushkë, me rimbushje me shul, 1 armë zjarri gjysmë automatike, 1 armë zjarri tip pushkë model 63, gjysmë automatike së bashku me një krehër me 20 fishekë, 2 kuti metalike të mbushura me një sasi prej 1200 fishek. Në një arkë prej druri ku brenda saj u gjetën 3 kallëpe tritoli 200 gram secila, 2 granata dore, 3 copë kapsolla elektrike, 2 metra fitil zjarr përcjellës, si dhe një sasi prej 212 fishkësh të ndara në dy çanta.
Gjithashtu në oborrin e banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuatruan në cilësinë e provës materiale dhe 20 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa dhe një qese, ku brenda ndodheshin një sasi farash të bimëve narkotike kanabis sativa. Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Prekë Tonaj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pistoletë tip TT, si dhe një pasaportë shqiptare me emër të shtetasit Nikë Lulaj. /Start/
2011-08-27 13:22