Minatorët ndërpresin përkohësisht protestën

Mësohet se kryesia e grevës së minatorëve ka vendosur që minatorët të ndërpresin protestën e tyre për një periudhë 3-ditore, për t'iu rikthyer më pas një ditë mbas festës së Bajramit, pra ditën e mërkurë.
Gjatë komunikimit të këtij vendimi, kryesia e minatorëve ritheksoi vullnetin e tyre për ta vazhduar protestën deri në realizimin e plotë të kërkesave.
Minatorët, të cilët kanë filluar protestën e tyre rreth tre muaj më parë, kërkojnë rritje rroge 20-40%, uljen e moshës së pensionit, largimin nga detyra të administratorit të firmës “ACR” si dhe kushte më të mira pune. /Start/
2011-08-27 13:30