E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet për drogë 54-vjeçari

Efektivat e Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë të qarkut Shkodër, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë i shtetasit Gjovalin Ashta, 54 vjeç, banues në fshatin Bleran, në Shkodër pasi u kap me kanabis sativa. Sipas burimeve policore arrestimi i tij u bë pasi gjatë një kontrolli të shtruar iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 thasë me peshë të përgjithshme 34 kg e 61 gram, të mbushur me material bimore të dyshuar si lëndë narkotike, me karakteristika të ngjashme të cannabis sattiva.
Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasit Gjovalin Ashta, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër, për veprën penale të "Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›