Parlamenti i Kosovës debat për strategjinë e veriut

Parlamenti i Kosovës me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDD-së, ka debatuar në lidhje me zbatimin e Kushtetutës dhe luftimin e strukturave paralele serbe në Kosovë. Mirëpo, rezoluta e hartuar nga LDD e cila obligon qeverinë për marrjen e masave në veri, është zëvendësuar me një deklaratë të propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së.
“Unë mendoj që sot ajo nuk quhet strategji, sepse propozuesi ICO ka hequr dorë, prej ati nocioni, sepse nuk është strategji, nuk i ka elementet kryesore të strategjisë: atë të përcaktimit në kohë të mekanizmave veprues dhe të rezultateve që duhet ti elaboroj”, tha Nexhat Daci, Kryetar i LDD-së.
“Qeveria e Kosovës, është treguar e pa aftë për të garantuar sigurimin e kushtetutës në tërë territorin, është treguar e pa aftë në sundimin e Ligjit, në luftimin e bandave kriminale në atë pjesë të vendit, për të garantuar siguri e qytetarëve në pjesën veriore, në garantimin e kthimit e të dëbuarve nga ajo pjesë.Me një fjalë Qeveria e Kosovës një pjesë të territorit të vet e ka lënë në administrimin e bandave kriminale të cilat po i terrorizojnë për çdo ditë banorët e paktë të mbetur në atë pjesë”, tha Ibrahim Makolli, Shef i Grupit Parlamenatr të AKR-së.
Mirëpo, kryeministri Thaçi tha se Qeveria do të zbatoj strategjinë në veri. “Qeveria është përfundimisht e vendosur për shtrirjen institucionale dhe kujdes institucional në veri. Duke respektuar gjithmonë Kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës, si dhe planin e presidentit Ahtisaari", tha Thaci.
Strategjia për veriun, ende nuk ka arritur që të marr një miratim nga Parlamenti i Kosovës, si pasojë e mospajtimit të partive opozitare, të cilat disa herë e kanë kritikuar qeverinë për mos publikimin e këtij draft-dokumenti në legjislativin e vendit
Shkëlzen Osmani