Shkodër, arrestohet për goditjen e një gjyqtari 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është arrestuar ngë policia e Shkodrës pasi akuzohet për goditjen e një gjyqtari.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 28-vjeçari Eder Plisi, banues në lagjen "10 Korriku", të qytetit Shkodër pasi akuzohet se ka hyrë në zyrën e një gjyqtari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkoëdr dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 28-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të "Kundërshtim dhe goditje e gjyqtarit"