E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, grabitet pika e këmbimit valutor

Një tjetër pikë e kambimit valuator është grabitur gjatë orëve të natës së mbrëshme në kryeqytet.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e Tiranës e cila thekson se grabitja ka ndodhur në një pikë të këmbimit valuator pranë Medresesë. Mësohet se autorët kanë mundur të grabisin një sasi të konsiderueshme parash dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
 

Menjëherë pas sinjalizimit efektivat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë kqyrjen e vendit ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 

Ndërkohë një tjetër pikë e këmbimit valutor u grabit pasditen e djeshme pranë zonës së ish-ekspozitës në kryeqytet. Persona të armatosur kanë hyrë në agjensinë e këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e arëmve kanë grabitur 10 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›