E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, automjeti del nga rruga për shkak të shpejtësisë, vdesin 2 persona

SHKODËR- 2 persona kanë humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit.

Mësohet se një automjet tip ‘BMW’ me targa italiane 'BV003BT1',  ka dalë nga rruga,  pran렠fshatit Shtoj i Ri në Shkoder.

Nga hetimet paraprake, mësohet se drejtuesi i "BMW" ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së madhe. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, por fatkeqësisht nuk kanë mundur ti mbijetojnë plagëve të marra.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve, policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›