G20, Obama e Putin shkrijnë akullin, shtrëngojnë duart- FOTO

SHEN PETERBURG - Po zhvillohet në Shën Peterburg samiti i G20, ku marrin pjesë mes liderëve botërore dhe vetë presidenti amerikan Barack Obama dhe ai rus Vladimir Putin.
Duke marrë parasysh deklaratat e ndërsjella mes tyre, veçanërisht kohët e fundit për shkak të gjendjes së krijuar në Siri, takimi mes Obamës dhe Putin shihej si i pamundur. Por në fakt krejt e kundërta ka ndodhur, pasi sikurse shihet dhe në fotografi, Obama dhe Putin sapo kanë mbërritur në Pallatin e Konstantinit në Shën Peterburg janë takuar shumë përzemërsisht.
Të dy liderët duket se kanë lënë për pak minuta mënjanë “akullin” e krijuar për shkak të Sirisë dhe kanë buzëqeshur në momentin që janë takuar. Krejt e kundërta ka ndodhur gjatë samitit, kur si Obama dhe Putin duket se evituan njëri-tjetrin, duke u pozicionuar larg në tryezën katrore.
E ndërsa të pranishmit nisën diskutimet për çështjet e parashikuara, presidenti rus Putin propozoi që bisedimet për Sirinë të zhvillohen në darkën e organizuar në mbrëmje.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: G20 nis punimet, Obama e Putin shkrijnë akullin, shtrëngojnë duart