E Shtunë, 31 Tetor 2026

Odeta Nishani përkujton përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës

TIRANË- Zonja e parë, Odeta Nishani përkujtoi sot përvjetorin e vdekjes së humanistes dhe nobelistes së shquar shqiptare, Nënë Tereza. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, bashkëshortja e presidentit të Republikës së Shqipërisë, teksa citon një thënie të Nënë Terezës shkuan se ‘luftërat në botë do të mposhten vetëm me vepra dashurie’.

“Sot është 5 Shtatori, përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës , në respekt të rolit të saj si misionare në zbutjen e krizave humanitare dhe vuajtjeve njerëzore brenda dhe midis kombeve, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e caktoi këtë ditë si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë. Desha ta kujtojmë sot këtë ditë dhe këtë misionare të madhe duke cituar një nga thëniet e saj: “Në botë ka shumë urrejtje, shumë luftra. Nuk do t’ia dalim dot t’i mposhtim urrejtjen dhe luftrat as me pushkë dhe as me bomba, dhe as me ndonjë tjetër armë që shkakton plagë: do t’ia dalim mb’anë vetëm me vepra dashurie, gëzimi, paqe vëllazërimi”, shkruan zonja e parë, Odeta Nishani. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›