E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pink luan piano live

Këngëtarja Pink ka zhvilluar një koncert në Manchester, ku edhe ka luajtur për herë të parë live në piano.

"Luajta piano për herë të parë në jetën time sonte për qytetin e Manchesterit. Nuk mbaj mend të kem qenë më nervoze ndonjëherë “, ka shkruar ajo në Twitter.

Pink po realizon turin e saj të quajtur “The Truth About Love” dhe momentalisht ndohet në Britaninë e madhe. Më pas do të ndalojë në Paris për të zhvilluar koncertet me këngët e saj të suksesshme.

Pink është mjaft e ngarkuar me projektet në fushën e muzikës, por ajo nuk harron në asnjë moment vajzën e saj të vogël Willow dhe mundohet që një pjesë të mirë të kohës t’ia kushtojë asaj.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›