Dyndje tifozësh gjermanë për të ndjekur Boruasi Dortmund-Real Madrid
Një interes i jashtëzakonshëm për ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve mes Dortumndit dhe Realit të Madridit. Tifozët gjermanë edhe njëherë tjetër po tregojnë se janë unikët në Europë sa u përket mbushjes së stadiumeve. Radha e tifozëve të Borusias së Dortmundit nisi më shumë se 24 orë përpara se të nisin shitjet zyrtare, në orën 8:30 të ditës së martë, por përballë një kërkese aq të madhe për bileta, tifozët më të zjarrtë nuk dëshironin të rrezikonin. Disa prej tifozëve gjermanë, në mënyrë origjinale, përfituan nga dita e mirë me diell, për të marrë rreze përpara zyrave të klubit, ndërsa të tjerë, kishin marrë batanije dhe çarçafë, për të fjetur në rrugë. Stadiumi i Borusias ka një kapacitet prej 80 700 spektatorësh, por numri i biletave në shitje do të jetë shumë më i ulët, pasi një pjesë e mirë e vendeve janë të rezervuara për abonentët dhe të ftuar të tjerë. Deri në orët e pasdites të së hënës, numri i tifozëve përpara biletarisë kishte arritur në disa mijëra. Një biletë për gjysmëfinalen me Realin kushton midis 45-170 eurosh, ndërsa në internet, ajo mund të blihet për 300 euro. Ndërkohë, përpara ndeshjes, në tregun e zi vlera e saj mund të trefishohet ose pesëfishohet.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)