Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave, në grup “ferri”
Shqipëria ka qenë e pafat sa i përket grupit për Eliminatoret e Kampionatit të Futbollit të Femrave, që do të zhvillohet në Kanada më 2015. Pas kualifikimit historik për në paraeliminatoret e një botërori, kombëtarja shqiptare e futbollit për femra ka mësuar edhe emrat e kundërshtarëve. Shorti i hedhur i ka rezervuar kundërshtarë aspak të lehtë dhe me traditë në futbollin femëror, një test i vështirë ky për kombëtaren shqiptare që është relativisht e re. Kështu kombëtarja jonë e femrave ndodhet në grupin 5 dhe do të ketë përballë skuadra, si Holanda, Norvegjia, Belgjika, Portugalia dhe Greqia. Ndeshjet e para luhen më 20 dhe 21 shtator të këtij viti, ndërsa e gjithë kjo fazë përfundon në mesin e shtatorit të vitit të ardhshëm.
Grupi 5
Norvegjia
Holanda
Portugalia
Belgjika
Greqia
SHQIPËRIA
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)
Grupi 5
Norvegjia
Holanda
Portugalia
Belgjika
Greqia
SHQIPËRIA
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)