Shkodër, banorët e Postribës protestojnë për ujin

Banorët e Postribës protestuan sot përpara ndërmarrjes së ujësjellësit në Shkodër për sa i përket ujit të pijshëm i cili sipas tyre është i papërdorshëm për konsum pasi vjen i ndotur, problem të cilin e kanë denoncuar edhe më parë.
Protestës iu bashkua edhe administrator i njësisë Postribë Altin Shabaj I cili u shpreh se duhet një ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e këtij problemi
Drejtori i ndërmarrjes ujësjellës kanalizime Shkodër Mark Molla i ka premtuar banorëve se në verën e këtij viti do të ndërhyhet rehabilitimin e sistemit të ujësjellësi, ndërsa ka thënë se lejet për shfytëzimin e gurores pranë ujësjellësit nuk janë në kompetencë të kësaj drejtorie.
Edhe më herët banorët e Postribës kanë denoncuar këtë fenomen ndërsa pak ditë më parë në shenjë proteste ata bllokuan rrugën tek Ura e Mesit për afro 1 orë .