E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, pranon krijimin e qëndrës së votimit për 82 të paraburgosur

Komisioni Qëndror Zgjedhor pranon krijimin e qendrës së votimit 1503 për 82 të paraburgosur në qytetin e Durrësit. Kjo çështje ngjalli mjaft debate në komision ku u përcaktua si përgjegjës për krijimin e kësaj situate, kryetari i Bashkisë së Durrësit. Gjithashtu KQZ pritet që të penalizoj me sanksione administrative drejtuesin vendor të kësaj njësie, për mosplotësim të dispozitave të kodit zgjedhor në përgatitjen dhe miratimin e listave zgjedhore.
 

Në rend dite në KQZ u diskutua edhe për qendrat private të Kamzës. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kundërshtuan rreth 7 qëndra duke kërkuar që ato të zhvendosen në ambjente publike për shkak të kushteve dhe hapësirës.
 

Komisioni vendosi që në këto ambjente të rishikohen edhe njëherë prej kreut të Bashkisë së Kamzës duke e pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Socialiste.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›