E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodër, dhjetra efektivë policie do të kontrollojnë zonat bregdetare, liqenore, lumore të qarkut

Policia e Shkodrës ka vënë në gadishmëri dhjetëra efektivë në zonat bregdetare, liqenore, lumore dhe në ato malore të qarkut, në dispozicion të qytetarëve, turistëve dhe pushuesve, për të parandaluar incidentet dhe për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, në funksion të rritjes së imazhit të vendit.

Efektivët do të kontrollojnë hapësirën bregdetare, në ato detare, liqenore, lumore dhe në zonat turistike, si dhe ndaj operatorëve turistikë, në lokale dhe në subjekte të tjera ekonomike, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive të ndryshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›