E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kërcënohet nga një profil i panjohur në Facebook, vëllai i Jashar Majës, i dhunuar nga fisi Rraja në Borizanë

Kërcënohet vëllai i Jashar Majës, i cili është një prej të dhunuarve nga pjesëtarë të fisit Rraja, për shkak të gurorres në Borizanë të Fushë Krujës. Policia bëri të ditur se një 43-vjeçar ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës, pasi është kërcënuar nga një profil i panjohur në Facebook.  

Sipas policisë, shtetasi Lulëzim Maja, ka denoncuar në polici se në profilin e ‘Facebook’-ut të tij kishin ardhur disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese.

“Me datë 10.07.2023, është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë shtetasi L. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ka kallëzuar se në llogarinë e profilit të tij në Facebook ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur.”- njofton policia.

Sipas saj, pas kallëzimit të marrë nga 43-vjeçari, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, për veprime të mëtejshme procedural.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›