Shkodër, digjet banesa, shpëtohet 90-vjeçarja

Burime zyrtare nga policia dhe zjarrfikëset e Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi paraditen e së shtunës në hyrje të qytetit verior, ne lagjen “Salo Halili”, apo Xhabiaj siç njihet nga komuniteti, në katin e parë të një pallati pesëkatësh.
Nga sa mësohet, efektivët e zjarrfikësve të Shkodrës janë gjendur urgjentisht në vendngjarje dhe me ndërhyrjen e tyre të menjëhershme kanë bërë të mundur shpëtimin e të moshuarës, Qamile Rexhepi, e cila gjendej krejt e vetme brenda në banesë.
Pas lokalizimit, zjarrfikëset kanë arritur ta shuajnë plotësisht zjarrin, duke mos lejuar depërtimin në banesat e tjera të pallatit. Pajisjet e banesës janë djegur plotësisht, ndërsa ekspertet e policisë në vendngjarje kanë bërë verifikimet për shkakun e rënies së zjarrit.
/Start/E.B/
2011-11-26 15:33