E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Kosove per te promovuar Kurbanin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka nisur sot një vizitë treditore në Kosovë.

Në orën 16.30 ai do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi ndërsa në orën 18.00 do të promovojë librin “Kurban” në ambientet e Muzeut Historik në Prishtinë.
Kjo është vizita e parë e Edi Ramës në Kosovë.

Ai nuk ka zhvilluar vizita zyrtare në Prishtinë jo vetëm pas përfundimit të luftës por as pas pavarësisë së vendit në shkurt të vitit 2008.

Duket se reklamimi i librit të tij ka shtyrë kreun socialist të vizitojë për herë të parë Kosovën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›