Vlora në festë; Spahiu: 99 vjet pavarësi, por jo shtet

“Aleanca Kuq e Zi” ka nisur në orët e paradites një tubim madhështor në Sheshin e Flamurit, atmosfera e të cilit është ndjerë në gjitha rrugët hyrëse. Një koncert dedikuar kësaj dite ka vijuar më pas, me shpalosjen e flamurit gjigant kuq e zi, këngën e aleancës e më pas përshëndetjen e kreut të kësaj lëvizjeje, Kreshnik Spahiu.
Në fjalën e tij, kryetari i Ak-së u shpreh se shqiptarët duhet të ndjekin ëndrrën e Ismail Qemalit. “Jemi këtu në këtë rrugëtim maratone kuq e zi, e cila do të vijojë në çdo qytet të Shqipërisë. Vijmë 99 vjet pasi beu i urtë i Vlorës mori një rrugëtim të gjatë, për ta shkëputur nga Anadolli e futur në Evropë. 99 vjet më pas ne jemi këtu. Ëndrra e Ismail Qemalit vazhdon. Kemi 99 vjet pavarësi dhe jo 99 vjet shtet, sepse nuk ishte kjo Shqipëria që synonte Ismail Qemali dhe rilindësit. Shumica e Shqipërisë mbeti jashtë kufijve. Sot ne nuk gjejmë një qeveri përfaqësuese, nuk gjejmë një ministër që të jetë nga Labëria. Kjo nuk ishte ëndrra e Ismail Qemalit”, tha Spahiu.
/Start/E.B/
2011-11-26 16:00